Huawei dhe Seres janë bërë bashkë për të prodhuar një automjet dhe së fundmi kanë prezantuar SUV-in Aito M9 gjatë panairit të automjeteve në Guangzhou.
Prodhuesit raportuan 20 mijë para-porosi për SUV-in e tyre brenda një periudhe të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Shitjet zyrtare për këtë automjet siç raportohet pritet të fillojnë nga muaji i ardhshëm.
Aito M9 është rezultat i një partneriteti të frytshëm midis Huawei-t dhe Seres.
Derisa Seres merret me aspektin e prodhimit, Huawei sjell ekspertizën e saj në tryezë me motorë elektrikë, çipa, sensorë dhe komponentë të tjerë thelbësorë.