Pas një sërë spekulimesh që kanë qarkulluar kohën e fundit mbi fabletin e ri nga Huawei, pajisja tani është bërë zyrtare.
Fableti Huawei Mate 9 paketon ekranin e madhësisë 5.9 inç me rezolucion prej 1920×1080 pikselëve gjë që mund të duket si specifikë e dobët pasi që shumica e pajisjeve tani vijnë me teknologjinë QHD.
Megjithatë, Huawei ka lansuar edhe një version premium të pajisjes i cili quhet Mate 9 Porsche.
Pajisja fuqizohet nga procesori Kirin 960 i përcjellur nga RAM memoria 4GB, hapësira e brendshme prej 64GB dhe kartela microSD që mundëson zgjerimin e kësaj hapësirë.
Mate 9 poashtu sjell kamerën duale në pjesën e prapme e cila përbëhet nga një kamerë monokrom me 20MP dhe sensorin 12MP me ngjyra.
Specifikat tjera përfshijnë sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve si masë shtesë të sigurisë, kamerën frontale me 8MP, baterinë masive prej 4,000 mAh dhe sistemin e fundit operativ Android, Nougat 7.0.
Pajisja do të debutojë në 6 ngjyra të ndryshme dhe fillimisht do të shitet në Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Itali, Kuvajt, Malajzi, Poloni, Arabi Saudite, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas në tregjet tjera.
Çmimi evropian pritet të jetë 699 euro.