Telegrafi

Huawei Ascend Mate do të kushtojë 499 euro

Në Amazon, Huawei Ascend Mate është listuar me një çmim prej 499 eurosh, edhe pse nuk është dhënë një datë e saktë se kur do të arrijë në shtetet evropiane.

Huawei Ascend Mate posedon ekranin masiv me diagonal prej 6.1 inç në IPS LCD, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad core 1.5GHx si dhe baterinë me 4,050 mAh.

Karakteristikat tjera të Huawei Ascend Mate përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8 megapiksel, atë frontale me 1 megapiksel për video dhe komunikim me kamerë, ndërsa pritet që data e arritjes në Evropë të bëhet e ditur së shpejti. / Telegrafi /