Telegrafi

Huawei Ascend Mate 7, fableti i ri për 699 dollarë

Modeli që mban emrin e ngjashëm me atë të HTC M8 (M8 ose mate), modeli i ri i telefonit të Huawei do të jetë në dispozicion në treg që nga data 17 nëntor.

Pajisja mobile që mund të cilësohet si fablet, për shkak të madhësisë së ekranit me 6 inç dhe jetëgjatësi të mirë të baterisë dhe sensorit për gisht, mund të llogaritet si tentimi më i ri i prodhuesit kinez që të depërtojë në tregun e fabletëve, ngjashëm siç ka bërë edhe Apple me iPhone 6 Plus, apo Samsung me Galaxy Note 4.

Mate 7 do të ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të artë. Versioni me ngjyrë të artë do të shitet për 699 dollarë, që nga data 17 nëntor, ndërsa çmimi dhe koha e lansimit të versionit me ngjyrë të zezë ende nuk janë bërë të ditura. (Telegrafi)