Telegrafi

Huat për Greqinë, deri në 90 mld euro

„Nuk përjashtohet vëllimi i kreditimit deri 90 miliardë euro“, shkruan gazeta, duke cituar burime të afërta me Komisionin Evropian (KE). Greqia shpreson se nuk do t’i lejojë vetes t’i rreket huazimit, por shumë analistë paralajmërojnë se vendi mund të jetë i detyruar në këtë për shkak të shpenzimeve të mëdha në tregjet tregtare.

Gazeta gjermane citon burime qeveritare gjermane të cilat shprehen se propozimi për ndihmë financiare prej 30 miliardë euro për sivjet, i kontraktuar të dielën nga evropartnerët e Greqisë është vetëm hapi i parë, ndërsa shumë përfundimtare mund të jetë së paku dyfish më i madh.

Pakoja shpëtimtare për Greqinë pritet të përfshijë kredi edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ndonëse dimensionet konkrete të kësaj ndihme ende nuk janë publikuar.

Këtë javë, mediumet greke publikuan se huatë mund të arrijnë deri 80 miliardë euro, por Komisioni Evropian (KE) hodhi poshtë këto shifra duke u shprehur se janë spekulim i pastër.