Site icon Telegrafi

Huamarrje e re shumëmilionëshe e Maqedonisë parashihet të ndodh nesër

Për nesër është paraparë një huamarrje e re e Ministrisë së Financave, përmes emetimit të letrave shtetërore me vlerë, prirje e ngjashme si ajo e Qeverisë së kaluar të Nikolla Gruevskit.

Ministria e Financave do të tentojë që nesër të merr një hua prej 93 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është huamarrja e tretë brenda tre javësh, kur fillimisht shteti mori 56 milionë euro hua, e pastaj edhe 33 milionë euro tjera.

Planifikohet ankandi i letrave trevjeçare me vlerë, pa klauzolë devizore, pastaj letra dyvjeçare me vlerë, pa klauzolëë devizore, si edhe letra dymbëdhjetëmujore me vlerë, pa klauzolë devizore./Telegrafi/

Exit mobile version