Site icon Telegrafi

Huamarrje e re, për të kthyer borxh të vjetër

Ministria e Financave e Maqedonisë mori një hua të re prej 15.1 milionë euro nga kreditorët e brendshëm, për të kthyer një borxh të vjetër që është një milionë euro më pak se sa huaja e marrë sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si edhe më parë, edhe këtë radhë, huamarrja u sigurua nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Me këtë rast, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se Maqedonia do të ketë vështirësi të merr borxh nga jashtë, para se gjthash për shkak të krizës politike.

Jasmin Rahman, shefe e misionit të FMN-së në Maqedoni, thotë për BIRN se situata mund të rritë normat e interesit për huamarrje nga jashtë./Telegrafi/

Exit mobile version