Telegrafi

Kishte parkuar veturën në mënyrë të gabuar duke i zënë dy vende, shikoni si i hakmerren shoferët tjerë (Video)

Një djalë i ri nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara kishte parkuar veturën në mënyrë të gabuar duke i zënë dy vende për parkim, dhe kështu dy shoferë të veturave gjigante Jeep vendosin t’i hakmerren në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fakt, ata kishin parkuar “bishat” e tyre aq afër pjesëve anësore të veturës së shoferit që kishte zënë dy vende, në mënyrë që ai në asnjë mënyrë të mos mund të futet brenda saj, transmeton Telegrafi.

Por kur shoferi i pakujdesshëm u kthye dhe tentoi të futet në veturë, e kuptoi se do ta ketë të pamundur.

Duke menduar metoda të ndryshme për t’u futur brenda, më në fund vendosë që të futet nga dera e garazhit. /Telegrafi/