Telegrafi

Atentat me dy viktima në Durrës, vetura bëhet “shoshë” nga plumbat (Video)

Publikohen pamjet pas vrasjes së dy personave në mbikalimin e Sukthit, ku mes viktimave ishte dhe ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj.

Ndërkohë viktimë ka mbetur dhe pasagjeri që udhëtonte me Dalipajn, shtetasi Juxhin Dauti.

‘BalkanWeb’ ka siguruar një video ku shihet se si makina tip ‘Audi’ ku udhëtonin dy viktimat është bërë ‘shosh’ nga plumbat.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se atentati kriminal u krye nga një tjetër makinë.

Dalipaj, i cili ishte shpallur në kërkim, akuzohet si bashkëpunëtor i rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 25.04.2017, rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi I Sukthit” janë vrarë me armë zjarri, shtetasit E.D. dhe Xh.D.

Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.