Aleph Group, Inc., një ekosistem i ekspertëve lokalë dixhitalë dhe zgjidhjeve teknologjike, nis iniciativën e tij ‘Një Brand’, duke bashkuar gamën e tij unike të brandeve përfshirë Httpool nga Aleph – nën emrin Aleph.
Aleph, i njohur për zgjidhjet e tij dinamike në reklamim dixhital dhe teknologji, është i lumtur të njoftojë zgjerimin e iniciativës së tij ‘Një Brand’ në Ballkan. Kjo lëvizje strategjike vjen si pjesë e angazhimit të Aleph për të unifikuar brandet e tij globale, duke nxitur rritjen ndërkombëtare dhe duke shfrytëzuar partneritetet e fundit me gjigandë të industrisë si Microsoft dhe Pinterest, në shtesë të platformave të tjera të rëndësishme.
Zgjerimi i një pranie të fortë të ndërtuar mbi themele
Httpool nga Aleph ka qenë prezent në treg për mbi 20 vjet si udhëheqës në industrinë e përfaqësimit mediatik, duke ndërtuar besueshmërinë e tij nëpermjet partneriteteve që zgjasin me dekada dhe tani, përmes iniciativës ‘Një Brand’ të Aleph, i cili tashmë ka bërë jehonë ndërkombëtarisht, Httpool nga Aleph po evoluon për tu bërë Aleph dhe do të vazhdojë të zgjerojë praninë e tij në rajon dhe të forcojë pozicionimin e tij duke ju ofruar klientëve të tij ekzistues dhe të rinj edhe më shumë mundësi për t’u rritur në tregjet e tyre të synuara dhe të zgjerohen në tregje të reja në Evropë dhe globalisht. Iniciativa është përshtatur me 12 tregjeve të ndryshme ekonomike në rajon. Kompania ka njoftuar së fundmi bashkëpunime me Microsoft, Pinterest dhe të tjerë duke ilustruar angazhimin e tyre për të ofruar zgjidhje inovative reklamimi, mbështetje lokale për agjenci dhe reklamues dhe aftësinë e tyre për të përshtatur me nevojat e tregjeve të ndryshme.
Sigurimi i së Ardhmes Përmes Diversifikimit:
Skenarët e ndryshëm ekonomikë të Ballkanit ofrojnë sfida dhe mundësi unike. Strategjia rajonale e Aleph-it përqendrohet në diversifikim, duke siguruar qëndrueshmëri dhe adaptueshmëri në këtë mjedis dinamik. Iniciativa ‘Një Brand’ nuk është vetëm një praktikë ribrandimi, por një hap më tej drejt mundësimit të rrjetit të gjerë të reklamuesve të Aleph dhe brandeve lokale për të ofruar qasje në audienca globale të reja, duke mundësuar kështu mundësi të reja biznesi.
Shfrytëzimi i Tregjeve Lokale:
Nën markën e unifikuar Aleph, partnerët tanë në Ballkan do të përfitojnë nga baza e njohurive globale e Aleph në reklamim dixhital, bashkëpunimi i përforcuar për zgjerim në tregje të reja dhe qasja në një gamë më të gjerë të shërbimeve, si Aleph Payments, shërbimet e kompanisë për pagesa ndërkufitare dhe shërbime të vlerësimit të kreditit. Me këtë qasje inovative, Aleph po thjeshtëson kompleksitetin e faturimit në shumë monedha kombëtare në të gjithë rajonin.
Iniciativa gjithashtu do të ndihmojë Aleph të rritet me bazë progresin e viteve të fundit. Që nga viti 2021, Grupi është zgjeruar nga 90 tregje në mbi 130, tani duke u shtrirë në pesë kontinente; dhe është rritur për të shërbyer më shumë se 45 partnerëve me një ekip të dedikuar të ekspertëve dixhitalë në të gjithë botën. Përmes arritjeve të tij globale, njohurive lokale të papërsëritshme dhe strategjive për rritje, Aleph ndihmon klientët të hyjnë në tregje të reja në një mënyrë efektive me kosto dhe rrezik të ulët ndërsa zgjerohen ndërkombëtarisht.
Drejtimi i Edukimit dhe Rritjes Ekonomike:
Një pjesë kyçe e strategjisë së Aleph është iniciativa Digital Ad Expert, një platformë edukative e synuar për të krijuar mundësi ekonomike përmes edukimit në reklamim dixhital. Me pothuajse 600,000 përdorues aktivë dhe mbi 75,000 studentë të certifikuar në të gjithë botën, ne synojmë të arrijmë te miliona njerëz deri në vitin 2029 në përputhje me qëllimet e Koalicionit Global të Edukimit të UNESCO-s. Kjo iniciative edukative përforcon vizionin e Aleph për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin profesional në sektorin e reklamimit dixhital.
Një e Ardhme e Bashkuar:
“Iniciativa ‘Një Brand’ është më shumë se një strategji ribrandimi; është një shaqje e frymës sonë inovative dhe dedikimit tonë për rritjen profesionale të partnerëve dhe klientëve tanë në Ballkan,” thotë Shpat Begolli, Drejtor Menaxhues i Aleph në Kosovë.. “Ne po bejmë gati skenën për një të ardhme ku ekspertiza jonë globale dhe njohuritë lokale bashkohen për të ofruar vlerë dhe mundësi të jashtëzakonshme rritjeje në rajon.”
Kontaktet për shtyp:
Natasha Valentine, Drejtoreshë Globale e Komunikimeve
Adam Bezeczky, Menaxher i Komunikimeve Globale
Ose përmes Hudson Sandler
Andrew Richards, Adam Joste-Smith
Rreth Aleph:
Aleph është një rrjet dinamik i ekspertëve globalë dixhitalë dhe zgjidhjeve të drejtuara nga teknologjia që mundëson rritjen e ekosistemit dixhital. Ne lidhim mijëra reklamues me miliarda konsumatorë dhe krijojmë tregje për rritjen e bizneseve lokale. Aleph është aktiv në më shumë se 130 vende kryesisht në zhvillim dhe ndihmon reklamuesit të lidhen me konsumatorët në mbi 45 nga platforma kryesore dixhitale të botës, si TikTok, X (më parë Twitter), Snap, Spotify, Uber, Meta, Microsoft, Twitch dhe Google.
Ne ndërtojmë dhe zhvillojmë teknologji proprietare me zgjidhje lokale, duke ofruar ekipe lokale të ekspertëve të industrisë dhe platformave, si dhe Digital Ad Expert, një iniciativë sociale për të ofruar edukim falas në reklamim dixhital për të gjithë. Produkti jonë më i ri, Aleph Payments, është një ndërmjetësues i pagesave ndërkufitare dhe vlerësues krediti udhëheqës në vendet kryesisht në zhvillim me një zgjidhje të plotë të pagesave për të arritur konsumatorët në platforma kryesore dixhitale të botës. Së bashku, këto zgjidhje zgjerojnë qasjen në ekosistemin dixhital dhe synojnë një qëllim, të barazojnë lojtarët e fushës dixhitale.
Aleph është themeluar në vitin 2005 dhe vazhdon të udhëhiqet nga CEO i saj themelues, Gaston Taratuta, Ndërmarrësi i Vitit nga EY 2022, me një vizion për të përshpejtuar transformimin ekonomik global nga offline në online dhe për të arritur rritjen ekonomike afatgjatë. Qasja e Aleph ka qenë shumë e suksesshme deri më tani. Në vitet e fundit, Grupi është zgjeruar në më shumë se 1,500 punonjës në 65+ zyra dhe ka siguruar investime nga partnerë institucionalë përfshirë CVC Partners, Mercado Libre, Sony, Twitter dhe Snap.
Shënime për Redaktorët:
* Vendet në të cilat Httpool operon në Rajonin e Ballkanit përfshijnë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë.
* Social Snack, The Mediam Group, Clever Ads dhe Wise.Blue do të vazhdojnë si marka unike, pjesë e Aleph Group, Inc. Entitetet kontraktuese të Aleph mbeten të pandryshuara.