Telegrafi

HTC zvogëlon ofertën

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të kompanisë, vitin e kaluar “janë munduar së tepërmi”, e rezultati i asaj pune ishte tejngopja e tregut me modelet që kishin dallime të vogla. Në vend të kësaj, këtë vit do të orientohen në zhvillimin e “të veçantës”, respektivisht në numrin më të vogël të pajisjeve, por të cilat do ta kishin ndonjë karakteristikë veçuese që do ti bënin ata të dallohen nga të tjerat.

Profiti i HTC-së gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar ishte zvogëluar për 25% në krahasim me çerekun e njëjtë një vit më herët. Kompania e pati filluar vitin 2011 mirë, kështu që edhe viti përfundoi me rritje të mirë të të hyrave dhe profitit. /Telegrafi/