Telegrafi

HTC zbulon edhe One M9 Plus

HTC One M9 Plus është një telefon pak më i madh sesa paraardhësi i tij, me dizajn gati identik dhe trup të metaltë, por në mesin e risive që i njëjti sjell është edhe skaneri i gishtave në butonin qëndror në pjesën e përparme, dhe kamerat Duo Camera, që ishin edhe në versionin e mëparshëm – One M8.

HTC One M9 Plus – për fat të keq – është një model i ri i telefonit që HTC e zbuloi në Pekin, dhe deri tani është thënë se i njëjti do të shitet vetëm në Kinë.

Karakteristikat kryesore të HTC One M9 Plus, përfshijnë:

Telefoni do të ofrohet në tri ngjyra: një kombinim me ari dhe argjend, një tjetër version është në ngjyrë të artë, dhe një model vjen në variantin gri. (Telegrafi)