Telegrafi

HTC Volantis, tableti me 5GB RAM?

Megjithatë, me sa duket tani gjërat do të ndryshojnë, sepse siç thuhet versioni i ri i tabletit Nexus, i koduar me emrin Volantis do të krijohet nga prodhuesi tajvanez, HTC.

Ditëve të fundit ka filluar të flitet për modelin e ri të mundshëm të tabletit të HTC, përkatësisht modelin HTC Volantis. Edhe kësaj radhe është @evleaks, burimi i lajmit për tabletin e ri të HTC, për të cilin i ka dhënë edhe disa karakteristika.

Sipas @evleaks thuhet se trupi i tabletit do të jetë nga alumini, ndërsa pretendohet se tableti do të jetë pjesë e linjës “Android Silver OS Alpha 1.4”.

Në mesin e karakteristikave të përfolura të këtij tableti thuhet se do të jetë edhe procesori 64-bit Tegra K1 apo Snapdragon 810.
HTC Volantis thuhet se është duke u testuar me madhësinë e ekranit prej 8.9-inç me rezolucionin prej 1680 x 1050 pikselëve, edhe pse produkti final pritet ti ketë 2560 x 1600 piksel.

Specifika kryesore e këtij tableti thuhet se do të jenë 5GB RAM të cilat do t’i ofroj i njëjti, bashkë edhe me 64GB RAM, si dhe kamerën me 5 ose 8MP dhe dëgjueset BoomSound. /Telegrafi/