Telegrafi

HTC Vive është shitur në më shumë se 140 mijë njësi

Është raportuar se shifrat e shitjes për kufjet e reja të HTC, Vive kanë arritur në një masë të konsiderueshme, ose 140 mijë njësi më saktësisht.

Detajet janë dhënë nga një ekip i Tech Crunch, i cili e ka cituar një ekspert kinez të realitetit virtual.

Gjatë gushtit të 2016, Alvin Grayling nga HTC, përkatësisht presidenti rajonal i Kinës për HTC VR ka deklaruar se kompania e tij ka shitur 100,000 njësi të Vive, por kryetari i kompanisë për tregun aziatik – Cher Wang tha se kjo shifër është tani në më shumë se 140,000 njësi.