Telegrafi

HTC ul çmimin e Rezound

Vetëm dy muaj pas lansimit zyrtar, HTC Rezound është liruar në 199 dollarë, pas nënshkrimit të kontratës dy vjeçare me operatorin e caktuar mobil.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se HTC Rezound po “vdes” në treg, mirëpo një hap i tillë është një mesazh i qartë se prodhuesi është duke luftuar me rivalët e saj më të mëdhenj në treg.

Një lirim tjetër për këtë model të telefonit të avancuar Android mund të ndodhë muajin e ardhshëm në MWC në Barcelonë, kur HTC pritet të prezantojë modelin e ri të telefonit i cili do të jetë i pajisur me NVIDIA Tegra 3. / Telegrafi /