Telegrafi

HTC Thunderbolt për 4G

Kanë rrjedhë specifikat e telefonit të radhës së mençur nga HTC të emëruar Thunderbolt, e informatat kësaj radhe vijnë nga distributori gjerman i harduerit. Ani pse specifikat duhet të merren me rezervë, flitet për procesorin dybërthamësh të Qualcomm me takt 1.2 GHz, 16 GB të hapësirës interne për ruajtje të dhënave (të zgjerueshme me kartelat microSDXC të memories deri në 128 GB) si dhe sistemin operativ mobil Android 2.3.

HTC Thunderbolt mbështet rrjetet 4G, ka kamera prej 8 e 5 megapikselash, ekran 4.3-inçësh dhe mbështetje për 802.11 b/g/n e incizim e riprodhim të video materialeve 1080p.

Pajisja në SHBA do të duhej të paraqitej në ofertë të operatorit të telefonisë mobile Verizon, në Gjermani tek operatori O2, Deutsche Telekom e Vodafone. /Telegrafi/