Telegrafi

HTC Thunderbolt në shitje prej 10 marsit?

Mirëpo, tani sipas Gotta Be Mobile thuhet se lansimi i  HTC Thunderbolt po afrohet, dhe se ky model i telefonit do të dal në shitje më 10 mars, ndërsa burimi i këtij informacioni është një nga punonjësit e rrjetit të dyqaneve Best Buy.

Përkundër kësaj, ende nuk dihet saktë nëse HTC Thunderbolt me të vërtetë do të dal në shitje gjatë javës së ardhshme, ndërsa nëse kjo ndodhë atëherë ne do të ju informojmë për këtë gjë.

Megjithatë, ajo që mbetet enigmë me rastin e lansimit të telefonave të mençur, dhe jo vetëm, është pikërisht çmimi i pajisjes, i cili me siguri është njëra ndër informacionet më të rëndësishme, krahas karakteristikave dhe funksioneve që i përmban një telefon mobil. / Telegrafi /