Tani, operatori mobil amerikan Verizon e ka konfirmuar edhe zyrtarisht këtë ditë, si datë kur do të bëhet lansimi zyrtar i modelit më të ri të telefonit nga HTC.
HTC Thunderbolt do të jetë në dispozicion për shitje në dyqanet e Verizon Wireless që nga data 17 e këtij muaji, ndërsa çmimi i këtij telefoni për shitje me pakicë do të jetë 249.99 dollarë, mirëpo pasi që përdoruesi të bëjë kontratë dy-vjeçare me operatorin amerikan.
I mbështetur nga sistemi operativ Android 2.2, Thunderbolt është telefoni i parë i cili do ta përdor rrjetin 4G LTE të Verizon Wireless.
Ky model i telefonit përmban edhe shumë karakteristika tjera të rëndësishme të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të operatorit Verizon. / Telegrafi /