Telegrafi

HTC, telefon me kamerë 12MP

Mirëpo, e veçanta e këtij modeli është kamera e integruar në telefon, përkatësisht kapaciteti i saj me 12 mega-piksel. Për këtë model të telefonit, tashmë kanë rrjedhur pamje të cilat janë postuar në Twitter nga Eldar Murtzain.

Siç edhe mund të shihet prej fotografisë së rrjedhur në internet, modeli i ri i telefonit të HTC’së me Windows Phone 7 posedon kamerë me 12 mega-piksel, ndërsa përveç kësaj ende nuk dihet asnjë karakteristikë tjetër për këtë model.

Para disa ditësh, ishte thënë se HTC është duke e pagatitur një model të ri të telefonit me 16 mega-piksel, dhe ky mund të jetë ai që pritej.

Ose ndoshta HTC ka plane që ta lansojë edhe një model tjetër, me kamerë më të avancuar se sa kjo që shihet në fotografinë më lartë. / Telegrafi /