Telegrafi

HTC të prezantojë modelin Zara?

HTC Zara thuhet se do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në teknologjinë e ekranit qHD dhe rezolucion prej 540 x 960 pikselëve, ndërsa pajisja e re mobile do të mbështetet nga procesori dual core 1.4GHz Qualcomm 400.

Karakteristikat tjera të HTC Zara përfshijnë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme, ndërsa ky model gjithashtu do t’i ketë edhe dy kamera.

Kamera e përparme e HTC Zara do të ketë 1.6 mega-piksel për të mundësuar video thirrjet, ndërsa ajo e pasme do të jetë kamerë e linjës HTC Ultrapixel. HTC Zara do të bazohet në Android 4.2.2 Jelly Bean dhe HTC Sense 5.0. / Telegrafi /