Telegrafi

HTC të ndërrojë emrin e telefonit

Njëri nga telefonat e parë, në të cilin është përfshirë edhe butoni i veçantë për Facebook, e që së fundmi është paraqitur në kongresin GSMA World Mobile në Barcelonë, duhet ta ndërrojë emrin, sepse kompania po përballet me akuzë për të drejtat e autorit, të cilën kundër saj e ka ngritur ChaCha Search Inc.

Kjo lë të kuptohet se nga HTC nuk kanë bërë punë të mirë kur kanë kërkuar emrin më të përshtatshëm për këtë telefon.

Kjo do të bëjë që modelit të HTC t’i shtohet edhe një ‘Cha’ në emër, ashtu që emri i ri në vendet ku flitet spanjisht do të jetë "HTC ChaChaCha".

Përndryshe ‘chacha’ është fjalë spanjolle për ‘shërbim’, mirëpo në raste të ndryshme ka kuptim vulgar dhe nënçmues. /Telegrafi/