Telegrafi

HTC të debutojë me fabletin One Max

Sipas një raporti të fundit, thuhet se HTC One Max do të vijë me ekranin me diagonale prej 5.9 inç, në Full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin quad core 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 800 si dhe 2GB RAM.

Specifikat tjera të mundshme të HTC One Max përfshijnë edhe kamerën e famshme të HTC’së, Ultrapixel e cila është në HTC One, si dhe dëgjueset HTC BoomSound Speakers. Modeli i parë i fabletit të HTC-së thuhet se do të paraqitet në treg në tremujorin e tretë të vitit 2013.

HTC One Max gjithashtu do të vijë me Android Jelly Bean, përkatësisht versionin Android 4.2.2 apo edhe Android 4.3. / Telegrafi /