Sipas pohimeve të Eldair Murtzain thuhet se tableti i ri i HTC’së në Windows 8, do të mbështetet nga procesori i ARM.
Edhe në të kaluarën e afërt, HTC ka arritur nj sukses të konsiderueshëm me telefonat e saj Android, si dhe me ata që bazohen në Windows Phone 7, mirëpo kompania tani synon që të shkojë edhe një hap më tutje, me platformën e re operative të kompanisë Microsoft.
Pajisja e cila në treg do të njihet si HTC Windows 8 Tablet, do të vijë me procesor të serisë Qualcomm, ndërsa ende nuk dihet për versionin e saj të tij.
Në fotografinë më lart shihet një koncept i tabletit të ri të HTC’së, i cili megjithatë mund të ndryshojë në momentin e lansimit. / Telegrafi /