Telegrafi

HTC së shpejti me tabletin Desire T7

Lansimi i Nexus 9 vitin e kaluar nuk ishte shumë i suksesshëm poashtu, por duket se kompania është sërish duke punuar për krijimin e një tableti të ri.

Kohët e fundit, një model i tabletit më ekranin 6.9-inç, përkatësisht modeli HTC Desire T7 ishte vërejtur në GFXBench dhe Zauba.

Në maj të vitit 2015 ishte folur në lidhje me një model të ri të tabletit – HTC H7, por listimet më të fundit në Zauba zbulojnë se HTC është duke punuar në modelin T7 që është një variant më i lirë.

Kohët e fundit, një pajisje me numrin e modelit HTC IV 5001-A ishte vërejtur në GFXBench. Pajisja e dyshuar besohet se do të jetë tableti Deesire T7, me ekranin prej 6.9-inç dhe rezolucionin prej 1280 me 720 pikselëve, si dhe procesorin quad-core Spreadtrum SC8830.

Karakteristika të tjera të përmendura përfshijnë 1GB RAM, 16GB memorie të brendshme, 5MP para dhe kamerën mbrapa për fotografi, bashkë edhe me Android 5.0 Lollipop të para-instaluar. (Telegrafi)