Site icon Telegrafi

HTC së shpejti me tablet të ri në Windows 8?

Sipas NPD DisplaySearch thuhet se HTC do të debutojë me një model të ri të tabletit këtë vit. Modeli i ri i tabletit të HTC thuhet se do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje prej 10.1 inç në teknologjinë Full HD, 1080p, dhe i njëjti do të baozhet në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8.

Firma e hulumtimeve thotë se prodhimi i tabletit në masë tashmë ka filluar dhe se prezantimi në treg i këtij modeli do të bëhet në muajt në vijim.

Më herët, HTC kishte debutuar me modelet e tabletëve si HTC Flyer me 7.1 inç, dhe HTC Jetstream me 10.1 inç. / Telegrafi /
 

Exit mobile version