Telegrafi

HTC së shpejti me modelin Zara Mini

Sipas burimeve të informacionit të cilat kanë rrjedhur deri më tani thuhet se HTC Zara Mini do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç në 800 x 480 TFT dhe versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 4.1.2 Jelly Bean.

HTC Zara Mini gjithashtu është i pajisur me procesorin dual-core 1GHz Snapdragon 400, i cili mbështetet nga 512MB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

HTC Zara Mini ka edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel, si dhe atë të pasme me 5 mega-piksel, por edhe mundësinë e përdorimit të telefonit me dy SIM kartela.

Përkundër publikimit të këtyre detajeve për HTC Zara Mini, ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi i telefonit, por pritjet janë që ky telefon të mos kushtojë më shumë se 200 dollarë. / Telegrafi /