Telegrafi

HTC rritet, por mbetet dobët krahasuar me vitin 2012

Kompania tajvaneze ka publikuar raportin e saj financiar për muajin nëntor, dhe sipas raportit thuhet se të ardhurat e HTC-së kanë arritur në 522 milionë dollarë për muajin nëntor.

Kjo paraqet një rritje prej 3.2% nga rezultatet e kompanisë për muajin tetor, edhe pse këto shifra paraqesin një rënie prej 27.1% nga viti në vit. HTC kishte shpresuar që këta numra të jenë më të mirë për kompaninë, edhe pse konkurrenca në tregun e telefonave të mençr mobil është në rritje të vazhdueshme.

Mirëpo, raporti financiar i HTC-së i ka arritur parashikimet e tregut, dhe tani HTC është duke planifikuar t’i shesë 5.2 milionë telefona në tremujorin e fundit të vitit 2013.

Pa e llogaritur edhe muajin dhjetor, të hyrat e përgjithshme të HTC për vitin 2013 kanë arritur në 6.45 miliardë dollarë, shifër e cila paraqëet një rënie prej 28.6 % nga viti 2012. Sipas analistëve, kjo rënie e HTC është ndikuar nga rënia e kërkesës për produktet e saj në tregun evropian dhe atë amerikan. / Telegrafi /