Telegrafi

HTC rreth Ice Cream Sandwich

Thonë se do të tentojnë të bëjnë mbindërtimin e sa më shumë modeleve që është e mundur.

Edhe pse nuk ka kurrfarë informatave konkrete se cilat modele pritet të marrin mbindërtimin, sipas pritjeve, do të fillohet me smartphonët më të avancuar. Gjithashtu, nga kompania kanë porositur se në industri ata janë të njohur për mbindërtimet e shpejta dhe konsistente, në versionet e rinj të Androidit, e as me versionin e fundit Ice Cream Sandwich, nuk do të jetë ndryshe.

Kompania në javët e ardhshme do të publikoj cilat modele dhe kur do të marrin mbindërtimin në Androidin e ri. /Telegrafi/