Telegrafi

HTC Rezound

Pajisja me dizajnin e vet është një largim nga tradita e HTC-së. Është i pajisur me procesorin dybërthamësh 1.5-gigahercësh, ka ekranin 4.3-inçësh me rezolucion prej 720p, ndërsa do të shitet me Android 2.3 së bashku me ndërfaqen Sense të HTC-së. Kamera e pasme ka rezolucionin prej tetë megapiksel, ndërsa ajo e para dy megapiksel, e celulari mund të lidhet edhe në rrjetat LTE.

Celulari do të duhej të paraqitet me 10 nëntor. Për çmimet nuk është bërë fjalë për momentin. /Telegrafi/