Telegrafi

HTC Radar del muajin e ardhshëm, kushton 399 euro

Përveç sistemit operativ Windows Phone Mango 7.5, HTC Radar posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.8 inç, rezolucion prej 480 x 800 pikselëve, procesor me 1GHz, 512MB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të HTC Radar janë edhe kamera me 5MP, me F2.2 lente, ndriçuesin LED, sensorin BSI, kamerën e përparme për video komunikim, si dhe lidhjet për rrjetin 3G, GPRS, EDGE, 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth.

HTC Radar pritet të dal në shitje në Evropë prej 1 tetorit të këtij viti, ndërsa thuhet se çmimi i këtij modeli të ri të telefonit do të jetë 399 euro. / Telegrafi /