Telegrafi

HTC prezanton One M8

Edhe pse One ka dizajn të ngjashëm me modelin e vitit të kaluar, versioni i ri i telefonit të HTC-së sjell një numër përmirësimesh.

Ekrani i HTC One M8 rritet në 5 inç nga 4.7 inç sa ishte më parë, dhe modeli i ri i telefonit sjell procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 në Android 4.4 "KitKat" bashkë me 2GB RAM.

Memoria e telefonit mund të jetë 16 apo 32GB, mirëpo në telefon është edhe mundësia e zgjerimit të kapacitetit me portin për microSD.

Mbështjellësi i telefonit është i metaltë, ndërsa risia tjetër në këtë model janë dy kamerat që gjenden në anën e pasme të telefonit, njëra prej të cilave e mat thellësinë e informacionit, që nënkupton se përdoruesi mund të performojë disa veprime pas shkrepjes së fotografisë.

Rezolucioni i telefonit mbetet në full HD (1,920 x 1,080), ndërsa ekrani reagon ndaj gjesteve edhe kur është joaktiv. Nëse tërhiqet gishti lartë, përdoruesi mund ta hap telefonin, ndërsa nëse rrëshqitja bëhet poshtë atëherë aktivizohet funksioni i patentuar i kompanisë: BlinkFeed. / Telegrafi /