Telegrafi

HTC prezanton modelin Sensation XL

Ky model është i pajisur edhe me dëgjueset e kompanisë së Dr.Dre, të cilën HTC e ka blerë së fundmi.

HTC Sensation XL është modeli i tretë i telefonit i cili e mban emrin Sensation, dhe kjo sugjeron se prodhuesi tajvanez është duke u munduar të pozicionohet më mirë me prezencën e saj në treg, me linjën e telefonave special, siç kanë bërë tashmë rivalët e saj si Samsung me linjën Galaxy, ose Apple me iPhone.

Përveç ekranit gjigant, i cili është i njëjtë me atë të modelit tjetër të HTC Titan, Sensation XL gjithashtu posedon procesor me 1.5GHz Qualcomm MSM8255 dhe 768MB RAM, kamerën e pasme me 8 mega-piksel, dhe opsione tjera të avancuara të kamerës, e cila mund të incizojë në formatin HD 720p. / Telegrafi /