Telegrafi

HTC prezanton modelet e reja më 26 shkurt

Tani, prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil, HTC, ka njoftuar për datën zyrtare të lansimit të disa modeleve të reja të telefonave të mençur të cilët bazohen në Android.

HTC ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjen e saj speciale për media, e cila do të mbahet më 26 shkurt, ose një ditë para fillimit të Kongresit Botëror Mobil i cili nis më 27 shkurt 2012, në Barcelonë.

Të gjithë presin që HTC të zbulojë disa pajisje të reja mobile, të cilat do të përfshinin modelet e telefonave si HTC Ville, HTC Primo, dhe pajisje tjera përcjellëse nga HTC. / Telegrafi /