Telegrafi

HTC prezanton edhe One M9s

HTC One M9s sjell pothuajse karakteristika të njëjta me One M9e, duke përfshirë ekranin me 5” në Full HD si dhe rezolucionin me 1920 x 1080 piksel.

Procesori i One M9s ofron octa core MediaTek Helio X10 në 2.2GHz, 2GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme, plus portin me mikroSD për zgjerim të hapësirës së telefonit.

Bateria e telefonit ofron 2840 mAh dhe vjen me kamera të dyfishta. Kamerën e parparme me 4MP HTC Ultrapixel për Selfie dhe kamerën e pasme me 13MP. (Telegrafi)