Telegrafi

HTC prezanton Buterfly 2

Sa i përket karakteristikave, Butterfly 2 është pak a shumë i ngjashëm me E8, i cili ndryshe njihet edhe si versioni plastik dhe më i lirë i HTC One.

Procesori i Buterfly 2 do të jetë CPU Snapdragon 801, 2.5 GHz, quad-core, ndërsa telefoni i ri i HTC sjell edhe nano SIM, opsionet e memories me 16/32 GB, 2GB RAM, ekranin me diagonalen prej 5 inç, dëgjueset stereo të njohura si HTC Boomsound Dual, si dhe kamerën e pasme me 13MP (BSI sensor) dhe atë të përparmen me 5MP me opsionin për HDR, 1080p Full HD video incizim.

Bateria e telefonit do të ofrojë 2700mAh, ndërsa Buterfly 2 do të jetë edhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. (Telegrafi)