Lajmi për interesimin e HTC’së për të blerë një sistem operativ është publikuar nga Next Web, ndërsa HTC ende nuk e ka konfirmuar se cilin sistem operativ ajo është e interesuar ta blejë.
Platforma e cila iu bie ndërmend gjithë njerëzve, është ajo e HP’së, platforma webOS, të cilën kompania ka thënë se do ta mbyllë së shpejti, mirëpo një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.
“Ne mund të përdorim cilëndo platformë mobile që ne duam. Ne dëshirojmë që t’i bëjmë gjërat ndryshe nga rivalët tanë. Përparësia e kompanisë tonë është kuptimi i një sistemi operativ për telefonat mobil, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne vetë duhet të prodhojmë sisteme operative” ka thënë përfaqësuesi i HTC-së, Wang.
Cili sistem operativ mund të jetë në dorë të HTC’së? A do të jetë webOS, një zëvendësim i mirë i Android apo Windows Phone për telefonat HTC? Në të gjitha pyetjet duhet të përgjigjet vetë HTC, para se të vendos ta blejë sistemin e saj operativ. / Telegrafi /