Telegrafi

HTC përgatit modelin HTC One XXL?

Lajmi është bërë i ditur nga faqja gjermane, SmartphoneTech, e cila ka postuar një fotografi e cila paraqet disa nga specifikat e HTC One XXL.

Thuuhet se HTC One XXL do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, me rezolucion prej 1280 x 720 piksel, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, dhe atë frontale me 1.8 mega-piksel e cila mundëson video chat.

Procesori i HTC One XXL vjen me quad-core Qualcomm Snapdragon S4, 2gB RAM, dhe Adreno 320 GPU dhe LTE. / Telegrafi /