Telegrafi

HTC, për tre muaj neto profit vetëm 34.5 milionë!

HTC ka njoftuar se fitimi i saj neto për tremujorin e fundit të vitit 2012 ka qenë 34.5 milionë dollarë, dhe këto shifra të ulëta të fitimit kanë qenë më të voglat të regjistruara që nga viti 2004, ndërsa kompania ka thënë se profiti i saj është 99 milionë dollarë më i ulët sesa ai paraprak.

Së fundmi, HTC ka lansuar disa modele të reja të telefonave, mirëpo përsëri dyshohet se rezultatet e saj financiare do të jenë shumë të ndryshme krahasuar me ato të kaluarat. / Telegrafi /