Telegrafi

HTC paralajmëron modelin Incredible S

HTC Incredible S posedon edhe procesorin 1GHz Qualcomm Snapdragon, ndërsa i njëjti do të lansohet me versionin e sistemit operativ Android 2.2 Froyo, i cili do të azhurnohet me Android 2.4, menjëherë pasi të paraqitet në treg.

Karakteristikat tjera të HTC Incredible S përfshijnë edhe kamerën me 8MP, me dy LED ndriçues me auto-fokus, si dhe kamerën e përparme me 1.3MP e cila mund të përdoret për video-komunikim.

HTC Incredible S gjithashtu përmban edhe hapësirë të integruar me 1.1GB, 768MB RAM, si dhe portin për mikroSD kartelë.

Ky model i telefonit të HTC’së do të jetë në tregun evropian në tre-mujorin e dytë të vitit 2011, ndërsa ende nuk ka detaje rreth çmimit të këtij telefoni të mençur të HTC’së. / Telegrafi /