Telegrafi

HTC One X, S dhe V vijnë në Evropë

Me siguri se modelet më të famshme të kësaj linje për momentin janë HTC One X, One S dhe One V, për të cilët faqja Unëired thotë se do të vijnë në Evropë, që nga 2 prilli i këtij viti.

Sipas të gjitha gjasave, këto tri modele të reja të telefonave HTC One do të paraqiten fillimisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri, për të pasuar më pas edhe në vendet tjera evropiane.

Bazuar në informacionin e fundit, HTC One X do të kushtojë 599 euro, One – S 499 euro, ndërsa HTC One V do të jetë model më i lirë, i cili do të kushtojë rreth 299 euro. / Telegrafi /