Telegrafi

HTC One V dhe One XL

Specifikat flasin për ekranin 3.7-inçësh, kamerën me rezolucion deri në pesë megapiksel me mundësi të incizimit të videos me 720p dhe procesorin gigahercësh. Celulari do të shitet me Android 4 Ice Cream Sandwich, së bashku me ndërfaqen Sense 4.0 të HTC-së. Edhe një model që po përmendet, por për të cilin nuk ka informata shtesë, është One XL. Supozohet se ky celular do të zëvendësoj modelin Sensation XL dhe se do të ketë ekranin 4.7-inçësh, dhe se do të shitet me Ice Cream Sandwich.

Më shumë detaje patjetër se do të kuptojmë gjatë mbajtjes së Mobile World Congress. /Telegrafi/