Telegrafi

HTC One Mini vjen në maj?

Sipas një raporti të ri thuhet se HTC One Mini do të lansohet gjatë muajit maj, dhe lajmi vjen nga operatori më i madh mobil në Mbretërinë e Bashkuar.

HTC One Mini thuhet se do të vijë me ekranin prej 4.5 inç në rezolucionin full HD prej 1920 x 1080 pikselëve, sikurse version i madh i HTC One apo rezolucionin pak më të vogël prej 1280 x 720 pikselëve.

Ende nuk dihet nëse procesori i HTC One Mini do të jetë edhe me RAM të njëjtë sikurse HTC One, ndërsa pritjet janë që ky model të mos ofrojë dy kamera të pasme, por vetëm një kamerë të njohur si ultrapixel.

HTC One Mini thuhet se do të vijë me versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android 4.4 Kit Kat, si dhe versionin më të ri të ndërfaqes së personalizuar të HTC-së, HTC Sense 6.0.

Megjithatë, për momentin këto janë raportime jo-zyrtare, të cilat ende nuk janë konfirmuar nga vetë HTC, edhe pse kjo gjë pritet të ndodh në fillim të muajit maj, ose edhe më herët. / Telegrafi /