Telegrafi

HTC One Max prezantohet më 16 tetor?

Dhe tani këto raporte duket se kanë rezultuar të jenë të sakta, pasi që HTC tani ka dërguar ftesa tek mediat për ta përcjell ngjarjen e saj e cila mbahet në Hong Kong më 16 tetor, dhe sipas gjitha gjasave në këtë ngjarje do të bëhet prezantimi zyrtar i HTC One Max.

HTC One Max besohet se do të vijë me madhësi të ekranit e cila dallon nga ajo e HTC One, dhe siç thuhet fableti i kompanisë do të vijë me ekran të ndjeshëm në 5.9 inç në formatin full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

HTC One Max do të mbështetet edhe nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon, 2GB RAM, ndërsa fableti do të ketë edhe 16GB memorie të brendshme.

HTC One Max do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, dhe fableti do të ketë edhe sensorin e gishtërinjëve në pjesën e pasme të tij, ndërsa bateria e pajisjes pritet të jetë me 3,300 mAh.

Deri në javën e ardhshme pritet që të merren vesh të gjitha detajet për HTC One Max, duke përfshirë edhe fotografitë zyrtare të fabletit. / Telegrafi /