Telegrafi

HTC One M9 prezantohet para kohe nga BestBuy

Prezantimi zyrtar i telefonit të HTC është bërë para se të fillojë konferenca për media e kompanisë tajvaneze në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.

Best Buy e ka listuar një version të HTC one M9 me 32GB për përdorim në rrjetin 4G të AT&T në SHBA, duke thënë se telefoni mund të blihet në këtë treg për 650 dollarë.

Sipas BestBuy, HTC One M9 është i bazuar në procesorin e Qualcomm Snapdragon 810 në 2GHz dhe Android 5,0.

HTC One M9 ka ekranin me diagonalen prej 5” me rezolucionin prej 1920 x1080 pikselëve, kamerën e pasme me 20MP, dhe kamerën e përparme me 4MP.

Samsung, LG dhe Microsoft janë në mesin e kompanive që kanë të planifikuara konferenca shtypi në Kongresin Botëror Mobil që do të fillojë prej nesër zyrtarisht. (Telegrafi)