Telegrafi

HTC One M9 Plus sjell edhe skanerin me gisht?

Arsyeja pse kjo nuk është ndonjë befasi është se HTC e ka bërë këtë edhe më herët, me HTC One M8 dhe HTC One Max.
Mirëpo, për dallim prej herave të kaluara, M9 Plus kësaj radhe nuk do të jetë as më i madh e as më i ndryshëm në dizajn sesa versioni standard i One M9, thuhet sipas @upleaks.

Sipas të gjitha gjasave, HTC One M9 dhe HTC One M9 Plus do të debutojnë gjatë muajit mars, dhe kjo është për tu besuar kur dihet se lajmi vjen nga burimi që e ka zbuluar edhe kohën e lansimit të HTC Desire 626. (Telegrafi)