Telegrafi

HTC One M9 edhe me versionin ngjyrë ari!

Fotografitë e publikuara nga Nowhereelse e paraqesin variantin e artë të HTC One M9.

Këto pamje e shfaqin edhe dizajnin e mëparshëm të HTC One M9, duke përfshirë edhe hapësirën për kamerën e pasme në madhësi jo të zakonshme, që nënkupton se HTC do ti vendos dy kamera vetëm në anën e pasme të telefonit.

Megjithatë, duhet të pritet deri në Kongresin Botëror Mobil për ta parë versionin zyrtar të HTC One M9, edhe në ngjyrë të artë. (Telegrafi)