Telegrafi

HTC One M9 duket mrekullueshëm!

Edhe pse nuk dihet se cilat janë planet e kompanisë për modelin e ardhshëm të telefonit, në internet janë shfaqur pamjet dhe koncepti fillestar i modelit HTC One M9, për të cilin ka zëra që thonë se është jo-zyrtar, dhe nuk është i bërë nga vetë HTC.

Trupi prej alumini është bërë një element kryesor i serisë së telefonave One, ngjashëm sikurse edhe dëgjueset e përparme BoomSound.

Nëse kompania tajvaneze do të ofrojë edhe ekranin pa kornizë, dhe të tërin në xham, siç propozon ky koncept, mbetet për t’u parë.

Në mesin e karakteristikave të listuara për këtë telefon është ekrani 2K, 3GB RAM, procesori Snapdragon 808 në 2.8GHz. (Telegrafi)