Telegrafi

HTC One M10 në treg gjatë muajit maj

HTC One M10 është e thënë se do të ketë dizajn të njëjtë me One A9, duke përfshirë kornizën metalike, skajet e rrumbullakëta dhe një buton qendror në fund të telefonit.

Raportet e mëparshme kanë pretenduar gjithashtu se pajisja do të ketë një ekran qHD dhe një skaner me gjurmë gishtash.

Derisa shumë prodhues janë të vendosur për të zbuluar telefonat e tyre të fundit në Kongresin Botëror Mobil, mendohet se edhe HTC do të mbajë ngjarjen e saj të veçantë për të prezantuar produktet e saj të reja mobile.