Telegrafi

HTC One A9 vjen më 20 tetor?

Kjo pasi që kompnia tajvaneze ka njoftuar se modeli i saj më i ri i telefonit do të prezantohet zyrtarisht në fund të muajit tetor.

Në mesin e lajmeve të shumta dhe entuziazmit për telefonat e ri të Google në linjën Nexus, HTC ka njoftuar poashtu se do ta ketë modelin e saj të telefonit në Marshmallow dhe se i njëjti do të prezantohet më 20 tetor, konkretisht.

Kompania do ta mbajë një ngjarje mediale të cilën mund ta ndjekim me moton #BeBrilliant.

Dhe kësaj radhe besohet se bëhet fjalë për modelin e ri HTC One A9 (ndryshe i njohur edhe si Hima Aero).

Sipas njoftimeve të fundit është thënë se telefoni do të vijë me procesorin Snapdragon 617, ekranin me diagonale prej 5” në Full HD me 16GB memorie të brendshme. (Telegrafi)