Sipas prodhuesit të këtij telefoni, modeli HTC Merge do të jetë në dispozicion në operatorë të shumtë mobil që nga fillimi i pranverës së këtij viti.
HTC Merge vjen me versionin e sistemit operativ Android Froyo 2.2, ndërsa i njëjti posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.8 inç, tastierën rrëshqitëse QWERTY, kamerën e integruar me pesë mega-piksel me auto-fokus, etj.
Kamera e këtij modeli të telefonit mundëson incizimin e videove në formatin HD me 720p, ndërsa në HTC Merge përfshihen edhe GPS, lidhja WiFi, Bluetooth dhe 3G.
HTC Merge është telefoni i parë i bazuar në CDMA, që do të thotë se i njëjti mundëson qasje roamingu në të gjitha rrjetet botërore të GSM.
Mirëpo, sa i përket këtij telefoni, ajo që nuk dihet saktë është data e lansimit dhe çmimi i tij. / Telegrafi /